e mërkurë, 24 shkurt 2010

Elvana Gjata dhe Soni Malaj


Duke mos dashur që të anashkalohen fytyrat publike nga Shqipëria, organizatorët e këtij programi kanë vendosur që të bëjnë oferta të ngjashme edhe disa këngëtareve nga Shqipëria të cilat për momentin janë shumë të njohura dhe të dashura për publikun në Kosovë. Soni Malaj dhe Elvana Gjata janë dy prej këngëtareve të cilat kanë pranuar oferta nga “K-Production”. Kështu flitet në Prishtinë, por pjesëmarrja e tyre akoma vazhdon të jetë e pasigurtë, pasi burime të njejta në gazetën “Panorama plus” thonë se që të dy këngëtareve u është bërë oferta, por akoma nuk dihet nëse do të jenë pjesë e lojës. Soni Malaj për momentin është e angazhuar te spektakli “Vallëzim me Yjet” dhe ka gjasa që të mos e pranojë ofertën kurse Elvana duke pasur një lidhje dashurie por edhe shumë angazhime, mund dhe të refuzojë. Për shkak të frikës nga dështimi i emisionit, organizatorët kishin vendosur që t’i bëjnë oferta pikërisht VIP-ave më të dashur për publikun.

/Blerand Rexhepi

Nuk ka komente:

Posto një koment