e diel, 10 prill 2011

Nominimet e para

1. Moja nominon Rovenen dhe Qetsorin.
Arsyeja për Rovenen: Ajo nuk na ka njohur dhe na ka injoruar dhe është e papërgjegjshme.
Arsyeja për Qetsorin: Gjatë tërë javës ishte i mbyllur, ndoshta na studionte.
2. Bertina nominon Rovenen dhe Qetsorin.
Arsyeja për Rovenen: Ajo ka shumë negatvitet, mllef dhe është shumë fallco.
Arsyeja për Qetsorin: Sepse ka dalë kontradiktor dhe thoshte se është humanist.
3. Arditi nominon Bucin dhe Qetsorin.
Arsyeja për Bucin: Skam arsye, është i sjellshëm por ka qenë edhe njëherë në reality shou nuk mendoj se ai duhet të rrijë.
- Arsyeja për Qetsorin: Përsëri skam arsye, pos njejtë si për Bucin.
4. Buci nominon Berkanin dhe Qetsorin.
Arsyeja për Berkanin: Eshtë i idhnushëm dhe shumë i mërzitur.
Arsyeja për Qetsorin: Dua ta shoh Qetsorin e bigut (Big Brother Albania 2).
5. Xuxi nominon Bertinen dhe Berkanian.
Arsyeja për Bertinen: Eshtë shumë e pakuptueshme, mimika e saj nuk më pëlqen, është e rrezikshme në debate dhe impulsive.
Arsyeja për Berkanin: Eshtë zemra e huaj.
6. Qetsori nominon Mojen dhe Berkanin.
Arsyeja për Mojen: Me vë në siklet, nuk mundem të bisedoj me te sikur më tjerët sepse më duket se kam afër nënën time.
Arsyeja për Berkanin: Dyshoj se me ka nominuar.
7. Rovena nominon Berkanin dhe Mojen.
- Arsyeja për Berkanin: Ka shumë talent për imitim, është treguar hipokrit, hedh gurin e fsheh doren, krijon frym ambicioze dhe do e kisha rrahë më shumë qejf.
Arsyeja për Mojen: Ajo u sjell për të gjithë banorët e tjerë si nënë, por me mua jo, më rrin tërë kohën larg.
8. Berkani nominon Qetsorin dhe Bucin.
Arsyeja për Qetsorin: Ai ka përjetuar këtë ndjenjë në Shqipëri e ne duam ta përjetojmë në Kosovë, unë më shumë jam kosovar se turk, por ai gjuan disa kungje herë pas here.
Arsyeja për Bucin: E kam shok, por ai duhet të dalë e ka provuar finalen dhe ka fituar, për këtë arsye, duam edhe ne ta provojmë finalen.
9. Mc Kresha nominon Berkanin dhe Rovenen.
Arsyeja për Berkanin: Ai ka shumë probleme me kontrollin e zemërimit, përgjegjsisë, unë dua ta ruaj dhe ta ndihmoj, por ai është banori më i papërgadtur per VIP Shpija 2 dhe nuk mund ta përballoj.
Arsyeja për Rovenen: Ajo nuk mund të dalë jashtë dhe për kët e nominoj.
Banorët qe shkojnë në votime janë: Rovena, Buci, Berkani, Bertina, Qetsori dhe Moja.

e hënë, 4 prill 2011

Qetsori u shpall lufte banorëve


Njëri nga konkurrentët në “VIP Shpija”, Qetsor Ferunaj, që para se të hyjë në këtë reality-shou ka hyrë me bindjen se do ta fitojë këtë sfidë. Ai që në ditët e para të këtij spektakli u ka shpallur ‘luftë’ gjithë banorëve në ‘VIP Shpija 2’ duke i akuzuar që, sipas tij, të gjithë konkurrentët janë falsë.
Qetsori ka thënë se këngëtari dhe njëherësh banori i ‘VIP Shpija’, Berkani ka vjedhur këngë, gjithashtu përveç kësaj ai ka akuzuar edhe Bucin dhe Xuxin duke thënë se ata janë falsë dhe nuk janë vetvetja. Ndërsa Qetsori është ndarë i kënaqur vetëm me këngëtaren Adelina Tahiri.

e hënë, 28 mars 2011

“VIP Shpija 2” nis më 1 prill


Dhjetë personalitete të njohura të skenës shqiptare tashmë janë bërë “hazër” të nisin aventurën brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat. Maratona e “reality show” më të madh televiziv në vend do të nisë në ditën e parë të muajit prill. Xuxi, Haxhi Mërxha, Rovena Stefa, Qetsori i “Big Brother”, Buci i “Shpija e Kosovës”, Mariza Ikonomi, Zajmina, MC KResha dhe Elida Shasivari - Moja janë të parët që do të futen në “VIP Shpija 2”. Spektakli i parë që do t’u prijë të tjerëve do të transmetohet të premten e 1 prillit, duke filluar në orën 20:00, në kanalin më alternativ në Kosovë, Kohavision. Përmbledhjet ditore do të transmetohen nga e hëna deri të premten, duke filluar në orën 19:45, përderisa përmbledhja e fundjavës të dielën në orën 17:15.
Genc Dobroshi, regjisor në “VIP Shpija 2”, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë reality show, i cili do të zgjasë pesë javë.
“Kemi pasur shumë kërkesa nga edicioni i kaluar për ta zgjatur ‘VIP Shpinë’ dhe këtë herë edicioni i dytë do të zgjasë një javë më shumë se sa edicioni i kaluar”, ka thënë Dobroshi, teksa ka shtuar se numri i VIP-ve që do të jenë pjesë e garës do të zbulohet më vonë.
Dobroshi ka thënë se laramania e personaliteteve që do të futen në “VIP Shpija” është e madhe.
“Jemi shumë të entuziazmuar me pjesëmarrjen e sivjetme. Ka një laramani në profesion, moshë, opinione, regjione dhe është një përbërje e mirë”, ka thënë ai.
Duke folur për “VIP Shpija 2”, Dobroshi ka identifikuar disa karakteristika në dallim me edicionin e kaluar.
“Një karakteristikë është formati i pjesëmarrjes. Disa banorë do të marrin pjesë gjatë gjithë kohës, ndërsa të tjerët, të cilët i quajmë agjentë sekretë, do të qëndrojnë nga katër ditë brenda në shtëpinë më të popullarizuar në Kosovë”, ka thënë ai, duke zbuluar edhe një tjetër element të veçantë.
“Karakteristikë tjetër është se banorët brenda shtëpisë do të punojnë për ushqimin e tyre. Pasditeve do të dalin të punojnë si taksistë dhe fansat e tyre që kanë fat mund të takohen me ta”.
Dobroshi ka shtuar se procedura e eliminimit të banorëve do të jetë e njëjtë me vitin e kaluar.
“Shikuesit do të votojnë për banorin e preferuar”, ka thënë ai, duke zbuluar se moderator i spektakleve edhe këtë vit do të jetë Shuki.
Krejt në fund, Dobroshi ka siguruar që ekipi i “VIP Shpija 2” (që do të transmetohet 24 orë në Kujtesa), ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e aventurës televizive. “Shpija është gati dhe është e re, jo ajo që kemi parë deri tani. Sfidat e lezeçme të cilat do të përballen banorët gjithashtu janë gati. Jemi në fazën e përgatitjes së spektaklit të parë”, ka thënë ai.
Drejtori i programit në Kohavision, Birol Urcan, është shprehur i bindur se “VIP Shpija 2” do të zgjojë interesim të shikuesve të KTV-së.
“Duke u bazuar në përzgjedhjen e banorëve, përvojën e producentëve që e realizojnë, jam i bindur se do të jetë mjaft tërheqës për shikuesit tanë”, ka thënë Urcan.

Rovena Stefa në VIP Shpija 2


Popullariteti i shfaqjeve televizive te tipit reality show ka bërë që edhe sivjet në Kosovë të organizohet edicioni i ri i “VIP Shpija”.

Midis emrave të shumtë që qarkullojnë në opinion lidhur me pjesëmarrësit e VIP Shpija 2, është edhe ai i këngëtares Rovena Stefa.

Në mbrëmjen finale të Shpija 2, Rovena sonte e konfirmoi edhe zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në VIP Shpija 2, dhe me siguri se ky fakt do të ndikojë në shikueshmëri më të lartë të edicionit të dytë të VIP Shpija edhe në Shqpëri, Maqedoni dhe në diasporë.